E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, gol Liverpulit në Champions, por Marseja humbet ndeshjen 2-1

 

Lorik Cana e ka mbajtur fjalën pasi i ka shënuar gol Liverpulit në ndeshjen e djeshme e cila përfundoi me rezultatin...Kapiteni i Marsejës kishte sfiduar yjet e skuadrës angleze duke thënë se nuk ua kishte frikën, madje do të jepte gjithçka për ta fituar këtë ndeshje dhe vërtet dje ka bërë më të mirën, ndonëse skuadra e tij nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv. Ishte ylli i përfaqësueses shqiptare, ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 23-të, teksa pas një pasimi të saktë të M’Bamisë ka mposhtur portierin Reina dhe me një gjuajtje potente ka kaluar Marsejën në avantazh. Megjithatë epërsia e skuadrës franceze nuk zgjati shumë sepse ka qenë kapiteni i skuadrës së Liverpulit, Stiven Xherrard ai që ka shënuar dy gola në minutat 26’ dhe 32’ (pen), ai që ka përmbysur gjithçka. Ka qenë një duel mes kapitenëve të dy skuadrave mbrëmja e djeshme, por në fund ka fituar Liverpuli, i mbushur me yje. Lorik Cana ka zhvilluar dje një nga ndeshjet e tij më të mira, por kjo nuk e ka ndihmuar Marsejën që të merrte një rezultat pozitiv në këtë përballje. 25-vjeçari shqiptar tregoi edhe dje se është në formë të shkëlqyer dhe se është një ndër lojtarët kyç të skuadrës së Marsejës. Ky ishte goli i parë për të në Ligën e Kampioneve. Ndërkaq, portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj shndërrohet në një hero edhe në Gjermani, teksa i mbyll portën Verder Bremenit në takimin e mbyllur 0-0. Një sukses i madh i skuadrës qipriote të Anorthosis Famagusta në aventurën e parë në Ligën e Kampioneve.

Rezultatet

Grupi A
Roma - CFR Cluj    1 - 2
17’ Panuçi/27’, 49’ Culio
Çelsi - Bordo     4 – 0
14’ Lampard, 30’ Xho Kol, 82’ Maluda, 90’ Anelka
Grupi B
Panathinaikos - Inter 0 - 2
/27’ Mansini, 85’ Adriano
Verder 0 - 0 Anorthosis
Grupi C
Barcelona - Sporting L. 3 - 1
21’ Markez, 60’ Eto’o (11m), 87’ Ksavi/72’ Tonel
Basel - Shaktjor D.     1 - 2
90’ Abraham /25’ Fernandinjo, 45’ [0 - 2] Jadson
Grupi D
Marsejë – Liverpul    1 - 2
23’ Cana/26’, 32’ Xherrard (11m)
PSV - Atletiko Madrid 0 - 3
/9’, 36’ Aguero, 54’ Manike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›