E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana humbet në ndeshjen e bamirësisë

Lorik Cana ishte një ndër emrat e shquar të ndeshjes së bamirsisë së organizuar nga ish-kapiteni i Marsejës, Fabio Celestini në emër të "Fondacionit 4-4-2" në Zvicër.
Takimi përfundoi 10-5 për formacionin kundërshar të Canës, ku bënin pjesë midis të tjerëve edhe Zidan, Laudrup, Jordi Krujf e Raul.
Kapiteni aktual i Marsejës, shqiptari Lorik Cana, ishte pjesë e formacionit të "OM all stars" (Të gjithë yjet e Olimpikut të Marsejës), së bashku edhe me Pires, Durand, Zenden, Ravaneli etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›