Renato Arapi, titullari shqiptar i Silkeborg

Mbrojtësi i ri shqiptar Renato Arapi është duke bërë një figurë të mirë me ekipin e tij danez, Silkeborg. Së fundi, për javën e 21-të të Viasat Divisionen, skuadra e shqiptarit fitoi në transfertë 3-1 me Lolland Falster Alliancen. Arapi, i cili u transferua nga Besa në Danimarkë, luajti për 90 minuta të plota. Silkeborg ndodhet në vendin e tretë në renditjen e kampionatit danez me 39 pikë pas 21 ndeshjesh. Në vend të parë ndodhet me Velje me 56 pikë. Kampionati danez ka 16 ekipe.