Derbi i Mançesterit, sfida që vendos fronin në Angli
BRITANI- Dy “mbretëreshat” e Premier Ligës Angleze, Mançester Junajtid e Mançester Siti do të përballen të dielën në derbin e qytetit, në një ndeshje që konsiderohet më e paparashikueshme se kurrë. Sepse, për herë të parë – siç shpjegon Roberto Mançini – Siti e Junajtid mbajnë dy vendet e para në klasifikim, duke e bërë rivalitetin në qytet akoma më të madh. Sytë e të gjithë Evropës do të jenë të dielën në orën 14.00 të drejtuara nga “Old Traford”, ku do të zhvillohet ndoshta beteja më e rëndësishme e javës. Bastet në Angli kanë qenë nga më të çuditshmet, deri tek ato për portierin që do të vihet më shumë në provë dhe që shohin si favorit Xho Hart të Sitit. “Çdo derbi është një ndeshje ndryshe nga tjetra, por ky do të jetë akoma më shumë, sepse nuk kishte ndodhur kurrë që këto dy skuadra të ishin në dy vendet e para të renditjes, - komenton Roberto Mançini. – Junajtid mbetet favorit, sepse është mësuar me këto sfida, por mua më inkurajon cilësia e paraqitjeve tona në derbet e fundit. Kemi fituar e humbur, por kemi qenë gjithnjë në lartësinë e duhur”. shtoi italiani.
Nëse për Mançinin sfida e së dielës nuk do të vendosë fatet e kampionatit (“në valle janë edhe Çelsi e Liverpul”), Sër Aleks Ferguson mendon ndryshe: “Është një ndeshje që vlen dyfishin, nuk ka diskutim. Kush nga dy skuadrat do të fitojë do të ketë një avantazh të madh edhe pse është ende shpejt dhe ka kohë për të rikuperuar”. Siti komandon tashmë Premier Ligën, duke qenë dy pikë përpara kushërinjve të Junajtid. Dhe pas fitores së parë në Champions League, në minutat e fundit ndaj Vilarealit, entuziazmi në radhët e “Citizens” është në maksimum. Nuk firmos për barazimin edhe pse në “Old Traford” do të ishte një rezultat i mirë. Nuk është në mentalitetin tonë të spekulojmë mbi rezultatin, por dua që skuadra ime të luajë mirë dhe të japë gjithçka në fushë”, premton Roberto Mançini.
Ish-trajneri i Interit ka marrë komplimenta speciale nga Ferguson, jo vetëm për rritjen e Sitit (“Roberto ka bërë një punë fantastike”), por edhe për personalitetin e treguar për menaxhimin e çështjes “Karlos Tevez”. “Nuk mund veçse ta falënderoj, sepse për mua Sër Aleks është si një maestro, - tha Mançini për fjalët e teknikut skocez. – Kam shumë për të mësuar prej tij. Është e pabesueshme entuziazmi dhe dëshira për fitore që ai mban ende edhe sot.
Shpresoj të jem si ai në atë moshë”, tha tekniku italian. Me sulmin më të mirë të Premier Ligës (27 gola në 8 ndeshje), golavarazhin më të mirë (+21) dhe numrin më të madh të fitoreve (7 në 8 ndeshje), Siti fluturon në Premier Ligë. Një meritë për këtë ka edhe Mario Baloteli, që ka shënuar 4 gola në 4 ndeshjet e fundit. Pasi mungoi në Evropë për arsye skualifikimi, Super Mario do të rikthehet në fushë të dielën. “Jam i kënaqur, sepse në muajin e fundit po sillet mirë brenda e jashtë fushës, - komentoi Mançini për të. – Por, me Marion nuk dihet kurrë, me të mund të ndodhë gjithnjë gjithçka, në çdo moment”, përfundoi duke qeshur trajneri italian.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)