E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela gati valixhet, lamtumirë Koblencit

Bundesliga II

U transferua me shumë bujë te Tus Koblenci pak pasi kishte filluar sezoni, por tashmë duket se për Ervin Skelën ka ardhur momenti të bëjë gati valixhet dhe t’i thotë lamtumirë kësaj skuadre. Shkak për këtë është bërë rënia zyrtare në Ligën 3 e ekipit, ku shqiptari ka milituar që nga 18 tetori 2009. Tashmë fati i Koblencit është vendosur përfundimisht. Sezonin e ardhshëm ky klub do të duhet të luajë një kategori më poshtë, pasi tashmë, kur duhen edhe dy javë që të mbyllet sezoni aktual, është i pozicionuar në vendin e 17-të, në kuotën e 29 pikëve, plot gjashtë më pak se skuadra e fundit (Hansa Rostock, e 16-a në kuotën e 35 pikëve), e cila do të luajë në “play-out”. Sikurse kanë bërë të ditur mediat gjermane dje, fantazisti shqiptar është jashtë planeve të Koblencit për Ligën 3 gjermane, pasi sipas tyre, as Skela nuk pranon të luajë një kategori më poshtë. Kështu që 33-vjeçari e shikon veten si zakonisht në çdo fund sezoni këto vitet e fundit, në kërkim të një skuadre të re ku ta mbyllë karrierën.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›