Serbët në Lidhjen e Kombeve: “Njohim republikën e Mirditës, jo Shqipërinë”
“The New York Times” rrëfen debatet para fillimit të takimit të Asamblesë
GJENEVË – Në një takim të nxehtë të Komisionit të Çarmatimit të Lidhjes së Kombeve këtë pasdite ishte shënuar dështimi i propozimit të Asamblesë që bëri vitin e kaluar në një përpjekje për nxitur qeveritë që të kufizonin në planet e buxheteve të tyre shpenzimet për armatimet për dy vjet. Ishte raportuar se vetëm 50 vende ishin përgjigjur pozitivisht. Gjashtë vende ishin gati të pranonin propozimin me kushte, ndërsa shtatë të tjera dhanë përgjigje negative. Çarles Noblemaire, përfaqësuesi i Francës, që zëvendësonte zotin Viviani, bëri një protestë të zjarrtë ndaj akuzave se Franca ishte një qendër ushtarake. Ai deklaroi se vendi i tij “ishte duke i mbajtur njerëzit e saj nën armë në Rihne, jo sepse Franca dëshironte që ata të ishin atje, por sepse Fuqitë e Mëdha kishin firmosur në vendosjen e paqes që të bënin tërësisht detyrën e tyre për mbikëqyrjen e Rihnes. Ai shtoi se “kur të gjithë të jenë gati të bashkëpunojnë për sigurinë e ndërsjellë, Franca do të jetë e gatshme t’i çmobilizojë këta njerëz”.
Çështja shqiptare
Në takimin e ardhshëm të saj, Asambleja e Lidhjes do të vendosë për herë të parë për një konflikt territorial. Ky është rezultat i veprimit të Këshillit, i cili po paraqiste tek Asambleja tërësinë e çështjes së ngritur nga pakënaqësia e Shqipërisë kundër Greqisë dhe Jugosllavisë për pushtimin e territoreve që i ishin dhënë këtij vendi nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Çështja do të paraqitet para Asamblesë nga Bishop Noli, i diplomuar në Harvard, i cili është edhe kryetar i delegacionit shqiptar.
Jugosllavia do të kundërshtojë të drejtën e delegacionit shqiptar për të folur në emër të vendit të tij, pasi pretendonte se ishin vendosur përmes krijimit të Republikës së Mirditës. Ndërkohë, ishte pranuar kërkesa jugosllave që një komision të dërgohej për të vendosur nëse do të jetë qeveria e vjetër në Tiranë apo republika e re që do të flasë në emër të popullit. Bishop Noli tërhoqi vëmendjen e Këshillit te fakti se kryeqyteti i republikës së re është në Prizren, në Serbi (Prizreni ishte territor i deklaruar nën Serbi në atë kohë, - shën. red.).
Ndryshimi i rregullores
Këshilli mori një raport nga Komisioni i Bllokimit, i cili rekomandonte një shtesë te Konventa e Lidhjes për të hequr rregullin, duke kërkuar një votë unanime në rastin kur Këshillit i kërkohet të vendosë për një vend ku do të dalë kundër një shtet që ka përfaqësuesin e saj në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Kjo ishte nxjerrë në pah dhe mund të shmangë cenimin e shtetit nga veprimet ndërhyrëse të Këshillit.
Frank A. Vanderlip, ish-president i “National City Bank” të Nju Jorkut; Charls R. Crane, ish-ambasador fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara për Kinën dhe David Hunter Miller mbërritën sot në Gjenevë dhe kishin rastin që të vëzhguar punët e Lidhjes së Kombeve.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 shtator 1921
Raportimi është marrë nga Associated Press
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Noli, ultimatum 24 orësh për largimin e serbëve nga Shqipëria
Raporton nga Gjeneva, qendra e Lidhjes së Kombeve, gazetari special i “The New York Times”-it Edwin L. James
Denoncimi që u bë nga Fan Noli në Lidhjen e Kombeve për bombardimet serbe ndaj territoreve shqiptare në vitin 1921
Paraqitja e propozimeve nga delegacioni shqiptar në Asamblesë së Lidhjes së Kombeve për zgjidhjen e çështjes
Për më shumë na lexoni në numrin e së martës
11 Gusht 2008