Rusi-Gjeorgji në gjendje lufte
Parlamenti i Gjeorgjisë shpalli gjendjen e luftës në vend për 15 ditë
Forcat e Gjeorgjisë dhe ato të Rusisë kanë vazhduar dje përleshjet e armatosura në rajonin gjeorgjian të Osetisë së Jugut. Parlamenti i Gjeorgjisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të luftës në vend për 15 ditë, duke aprovuar kështu unanimisht dekretin e presidentit Mikhail Sakashvili. Rusia bëri të ditur se kishte nën kontroll kryeqendrën e Osetisë dhe njoftoi për 2000 të vdekur. Dy nga aeroplanët ushtarakë rusë u rrëzuan gjatë luftimeve. Moska i vuri ultimatum Gjeorgjisë të ndalonte çdo aktivitet ushtarak brenda 12 orëve, ose avionët rusë do të bombardonin kryeqytetin Tbilisi. Luftime të ashpra janë zhvilluar në rajonin separatist të Osetisë së Jugut mes forcave gjeorgjiane dhe atyre ruse për të marrë kontrollin mbi këtë territor. Kryeministri rus, Vladimir Putin, mbërriti dje në Vladikavkaz, në Osetinë e Veriut, për të diskutuar rreth ndihmës së popullatës së Osetisë së Jugut pas sulmit gjeorgjian. Komandanti i forcave ruse në terren, Vladimir Boldirev, tha mëngjesin e djeshëm se ushtarët e tij e “çliruan plotësisht” kryeqendrën e Osetisë së Jugut, Çinvali, duke i dëbuar forcat gjeorgjiane jashtë qytetit. Presidenti Medvedev tha se paqeruajtësit rusë dhe forcat e tjera që ishin nën kontrollin e tyre “po kryenin një operacion që do ta detyronte Gjeorgjinë të bënte paqe”. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov duke folur para mediave të huaja në Moskë, tha se 2000 civilë kanë vdekur gjatë luftimeve në rajonin e Osetisë së Jugut. Shefi i diplomacisë ruse nënvizoi se vendet që i ofrojnë armatim Gjeorgjisë janë pjesërisht përgjegjës për dhunën. Nga Tbilisi zyrtar erdhën deklarata kontradiktore lidhur me deklarimin e gjendjes së luftës në gjithë vendin nga presidenti Mihail Sakashvili. Gjeorgjia do të kthejë në vend kontingjentin prej 2000 ushtarësh që shërbejnë në Irak. “Deklaroj mobilizim të përgjithshëm në Gjeorgji, përfshi gjithë rezervistët. Duhet të mbrojmë vendin së bashku”,- tha Sakshvili në një dalje publike.
Gjeorgjia e ka akuzuar Rusinë se aeroplanët luftarakë rusë kanë hedhur bomba dhe në qytetin port të Potit dhe në disa caqe të tjera në territorin gjeorgjian. Kjo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pranohet dhe nga shefi i diplomacisë ruse, Lavrov, i cili theksoi se çdo pjesë e Gjeorgjisë që përdoret si bazë për të sulmuar caqe në Osetinë e Jugut nuk do të jetë e sigurt.
Të premten, Rusia dërgoi qindra trupa të mbështetura me tanke dhe artileri në Osetinë Jugore pas nisjes së një ofensive të papritur të Gjeorgjisë kundër separatistëve.
Sakashvili: “Rusia po bën spastrim etnik”
Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, e akuzoi Rusinë për nisjen e “invazionit të hapur ushtarak” ndaj vendit të tij.
Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, vendeve mike dhe aleatëve të Gjeorgjisë në mbarë botën që t’i bëjnë thirrje Rusisë që menjëherë t’i ndërpresë sulmet. Sakashvili i akuzoi forcat ruse për “spastrim etnik”. “Trupat ruse, tanket ruse që kanë hyrë në Osetinë Jugore, gjatë rrugës së tyre kanë dëbuar popullatën etnike gjeorgjiane nga Osetia Jugore. Ata kanë bërë spastrim etnik në të gjitha zonat që kontrollojnë në Osetinë Jugore”,- tha Sakashvili, duke e akuzuar Rusinë për sulme të qëllimshme të civilëve në mbarë vendin.
Reagime ndërkombëtare për krizën në Oseti
Përshkallëzimi i krizës mes Rusisë e Gjeorgjisë ka shkaktuar një mori reagimesh diplomatike anekënd botës. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe i kanë kërkuar Rusisë të respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë duke tërhequr trupat tokësore nga territori gjeorgjian. Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, i bëri thirrje Rusisë, të respektonte integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe t’u jepej fund bombardimeve. SHBA-të nënvizoi Bush, po punojnë me aleatët europianë për të kryer bisedime lidhur me këtë çështje tejet serioze. Emisarë nga SHBA-të, BE-ja dhe OSBE-ja së shpejti pritet të ndërmjetësojnë për një armëpushim. Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së, tha se gjendja ishte e rëndë dhe se kërkoheshin masa të shpejta. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh në një seancë emergjente për të diskutuar krizën, por nuk mori asnjë vendim. Ai u thirr nga Gjeorgjia, e cila e vlerëson marshimin e trupave ruse, që nuk janë pjesë e trupës paqësore, si kërcënim të sovranitetit të vendit.
Javën e ardhshme Kushner viziton Beogradin
Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner, gjatë javës së ardhshme do ta vizitojë Beogradin. Temat e diskutimit me zyrtarët serbë nuk janë përcaktuar ende megjithatë, në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Serbisë presin që Kushner të përsërisë kërkesën e tij që Serbia të heqë dorë nga synimi i saj që nga Gjykata Ndërkombëtare të kërkojë vlerësimin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ekspertët serbë dhe ata të huaj kanë vlerësuar për gazetën “Blic” të Beogradit se ky synim i ministrit të jashtëm francez, mund të shkaktojë tensione të reja dhe të ndikojë negativisht në afrimin e Serbisë drejt BE-së. Sidoqoftë, ata presin që Kushner do të bëjë presion mbi Serbinë që të heqë dorë nga ky synim, edhe pse këtë gjë nuk guxon ta bëjë si kryesues i BE-së. Ata presin që ai do t’u drejtohet edhe si ish-shef i UNMIK-ut dhe si shef i diplomacisë franceze.
UNMIK-u nuk do t’i paguajë policët serbë
Komisari i Policisë Ndërkombëtare në Kosovë, Tor Frigard, i ka cilësuar si të pasakta informacionet e disa mediave sipas të cilave, UNMIK-u nga buxheti i tij do të sigurojë pagat për pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK). Përfaqësuesit e zyrës për informim të komisarit të UNMIK-ut kanë njoftuar se Frigard në asnjë fjalë nuk ka përmendur se pjesëtarëve serbë të SHPK-së në veri të Kosovës do t’u paguhen pagat nga buxheti i UNMIK-ut. “Komisari nuk e ka thënë këtë asnjëherë”,- kanë thënë zyrtarë nga policia e UNMIK-ut.
Serbët, pjesëtarë të SHPK-së, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës refuzojnë t’i pranojnë institucionet e Kosovës dhe Qeverinë e vendit, mirëpo në një formë kanë bërë të ditur se pranojnë të bashkëpunojnë me UNMIK-un.
Embargoja greke, Maqedonia vë në dijeni ndërkombëtarët
Kabineti i kryeministrit, Nikolla Gruevski, ka përgatitur një memorandum diplomatik në të cilin numërohen shembujt konkretë të bllokadës greke ndaj Maqedonisë, që kanë ndodhur në periudhën e kaluar. Mësohet se memorandumi u është dërguar vendeve anëtare të grupit G8, me qëllim që ata të informohen për politikën jo fqinjësore të Athinës zyrtare ndaj Maqedonisë. “Dëshiroj të shpreh shqetësimin tim serioz, për shkak të ftohjes së marrëdhënieve politike mes dy vendeve, në bazë të së cilës është kërkesa greke për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, e cila solli pengesën e bashkëpunimit mes dy vendeve”,- thuhet në letrën e Gruevskit dërguar kancelarit austriak Alfred Gysenbauer. Letër të ngjashme, Gruevski i ka dërguar edhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Gordon Braun, ku Greqia kritikohet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe pakicës maqedonase që jeton në Greqi. Në këtë memorandum përmenden bllokada e fluturimit të kompanisë maqedonase “MAT”, problemet e transferimit të parave, keqtrajtimet e maqedonasve në kufirin dhe territorin grek etj.
11 Gusht 2008