E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, jashtë garave evropiane

Lorik Cana nuk do të mund ta ndihmojë Lazion këtë sezon në Europa League. Mesfushori shqiptar është lënë jashtë listës së ekipit Biancocelesti, për garat evropiane në pjesën e dytë të sezonit.

Në fazën e dytë të këtij evenimenti, ekipi italian do të luajë ndaj atij spanjoll, Atletico Madrid. Në vend të 28 vjeçarit, trajneri Edy Reja e ka ftuar lituanin Marius Stankevicius.

Ish futbollisti i Paris Saint Germainit, Olympique Marseilles, Sunderlandit dhe Galatasarayt mbeti jashtë këtij kompeticioni për shkak të lëndimit që e pësoi muajin e kaluar në shpinë, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë për dy muaj.

Përfaqësuesi shqiptar ishte pjesë e rregullt e Lazios në garat evropiane, ndërsa në Serie A kishte filluar të luante në ndeshjen e fundit, para se të lëndohej. Ai pritet të rikthehet kah fundi i shkurtit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›