Chamakh, i gatshëm të luftojë

Marouane Chamakh insiston se nuk do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit dhe është zotuar të luftojë për të ardhmen e tij në Emirates.
Chamakh, 28 vjeç, ka bërë vetëm një paraqitje si titullar në Premierligë në këtë sezon dhe ardhja e përkohshme e Thierry Henrys e ka lënë atë edhe më prapa në listën e opsioneve për sulm. Por, ai dëshiron të dëshmohet në Arsenal.
“Mendoj se Wenger ka besim në mua. Për këtë arsye jam larguar nga Bordeaux për të ardhur në Arsenal. Në muajt e ardhshëm dua të tregoj se çka mund të bëj”, deklaroi Chamakh për Daily Mirror.