Shfaqen pamjet e Gërdecit, 1 muaj përpara tragjedisë
TIRANE- Emisioni “Zonë e Ndaluar” trajtoi dje tragjedinë e Gërdecit, duke sjellë në dritë fakte ekskluzive që ndriçojnë shkaqet që çuan në shpërthimin tragjik të 15 marsit 2008.
Në emisionin u transmetuan pamje ekskluzive të filmuara në mënyrë amatore përmes celularit rreth një muaj para tragjedisë. Në 40 minuta pamje filmike të regjistruara nga njëri prej ish-punëtorëve tregohej si punohej në këtë fabrikë ferri jashtë çdo kushti minimal, jashtë çdo rregulli dhe çdo ligji për demontimin e municionit luftarak.
Dokumentari gjithashtu zbardhi ekskluzivisht një raport konfidencial të përgatitur nga 6 ekspertët amerikanë të thirrur nga Prokuroria shqiptare, për të nxjerrë shkaqet që çuan drejt tragjedisë. Faktet e nxjerra në dritë tregojnë se tragjedia e Gërdecit nuk ishte një aksident, një gjë e rastit, sepse ajo që ndodhi ishte një gjë e parapërgatitur, e parathënë që do të ndodhte për shkak të kushteve skandaloze në të cilat kryhej procesi i demontimit.
Në këtë vend, që nuk i kalonte disa dhjetëra metra katrorë, ndodheshin mbi 4 mijë ton predha të zbërthyera, për të mos folur për mijëra ton tritol e municione të tjera luftarake. Gjithçka ndodhi nga pakujdesia, është një hipotezë. Nga etja e madhe për fitim dhe me çdo çmim, është një tjetër. Nga shpërfillja e autoriteteve të ngarkuara që nuk donin të hapnin gojën apo nga një grup biznesmenësh që kishin kapur shtetin, janë të tjera hipoteza.
Konkluzionet e gjashtë ekspertëve amerikanë të thirrur nga Prokuroria shqiptare për të nxjerrë shkaqet e shpërthimit tragjik na tregojnë se në ç’kushte punohej aty. Është e lehtë pas këtyre konkluzioneve që në mos në 15 mars, në një ditë tjetër kjo katastrofë do të ndodhte.
Sipas konkluzioneve, gjithçka ka nisur nga disa karroca. Ka qenë nxehtësia mbi 500 gradë e saldimit të një karroce ajo që ka prodhuar flakën fillestare. Me anë të këtyre karrocave në gjendje të keqe zhvillohej një pjesë e madhe e punës. Ato shërbenin për të transportuar predhat në vendin e demontimit. Marrja flakë e një karroce të tillë do të bëhej shkak i shpërthimit të 15 marsit 2008. Atë ditë moti ishte i hapur. Sipas ekspertëve amerikanë, nxehtësia nuk ishte e madhe, gati 18 gradë. Çuditërisht jepet urdhri nga Dritan Minxolli që qeset e barutit të futeshin brenda. Por, për këtë duhet të viheshin në punë karrocat, tre prej të cilave rezultonin të thyera. Qemal Deliu, 47 vjeç vendos t’i saldojë ato. Kur njëra prej karrocave mori flakë, zjarri përfshiu kutitë e drurit që shërbenin për ambalazhim dhe brenda një kohe të shkurtër ky mori formën e një reaksioni zinxhir që përfshihu të gjitha lendet plasëse derisa u aktivizuan menjëherë mbi 1000 ton barut dhe 1400 municione të pashpërthyera.
Edhe në një relacion të Prokurorisë së Përgjithshme paraqet gjendjen skandaloze të kushteve në fabrikën e Gërdecit ku gratë e punësuara pastrojnë gëzhojat e demilitarizuara kurse predhat ndaheshin nga gëzhojat në qiell të hapur.
Problemi më i madh ka qenë prania e tejmadhe e barutit, i cili grumbullohej në qese të bardha dhe ruhej në kushte skandaloze. Mbi 1 mijë ton barut ndodhej ditën e shpërthimit në Gërdec.
Prezenca e madhe e barutit është theksuar edhe nga ekspertët amerikanë në raportin e tyre konfidencial 37 kontejnerë nga 12 metra të gjatë ishin mbushur me barut që pritej të shitej, madje për këtë qëllim ish drejtori i MEICO-s Ylli Pinari kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për të gjetur treg shitje.
Emisioni në fjalë pason denoncimet e njëpasnjëshme të publikuara nga Gazeta Shqiptare dhe Neës24 se si kompania e Delijorgjit me mbështetjen e zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes arriti të hapte kraterin vdekjeprurës të Gërdecit ku 26 vetë humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën, mijra biznese dhe shtëpi u shkatërruan.
(e.n/GSH/BalkanWeb)