E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana lëndon ijën

Steve Bruce ka bërë të ditur se Lorik Cana ka mbetur jashtë skuadrës të shtunën, për shkak të një lëndimi të pësuar në ijë.

Menaxheri i Sunderland po pret raportet e reja për gjendjen e futbollistit kosovar, pasi 26 vjeçari u detyrua të qëndronte në tribunë në fitoren e “Maceve të Zeza” ndaj Tottenham me rezultat 3:1.

Lëndimi i përfaqësuesit shqiptar e ka fillin nga mesjava, derisa Cana nuk ia doli të shërohej për të shtunën. Bile Bruce ka paralajmëruar se prania e mesfushorit shkatërrues është e dyshimtë edhe të shtunën e ardhshme në udhëtimin në Londër, kur Sunderland do të përballet me West Hamin e Valon Behramit.

“Loriku ndiente dhimbje gjatë javës, por edhe para lojës. Unë nuk dëshiroj ta rrezikoj askënd në këtë pjesë të ndjeshme të sezonit. Do ta shohim se si do të shkojë gjendja e tij gjatë kësaj jave”, tha Bruce për ueb faqen zyrtare të klubit safc.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›