Palermo insiston për Behramin

Palermo nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Valon Behramin. Sipas të përditshmes britanike Mirror, klubi italian po insiston me ngulm që ta rikthejë në Serie A mesfushorin kosovar me nënshtetësi zvicerane.
Gjatë afatit kalimtar, për Behramin flitej se mund të largohej nga Upton Park me destinacion Palermon, Stuttgartin apo Manchester City, por 24 vjeçari vendosi të mbetej në Angli, të paktën deri në verë.
Ish futbollisti i Lazios pati paraqitje të mira këtë sezon, sa që në muajin shkurt drejtuesit e klubit londinez menduan t’i ofronin atij ofertë të re pesëvjeçare, për të cilën megjithatë mund të flitet gjatë verës, kur do të ketë më shumë qartësi për të ardhmen e mesfushorit shqiptar.
Menaxheri i West Ham, Gianfranco Zola, refuzon të flasë për ndonjë detaj rreth futbollistëve të tij, derisa ta kuptojë se në çfarë pozite do ta përfundojnë sezonin Hammers.
Palermo është e katërta në Serie A aktualisht dhe shpreson që ta përfundojë sezonin në këtë pozitë, që do t’ia mundësonte kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Për këtë, klubi sicilian dëshiron të përforcohet me disa futbollistë, duke përfshirë edhe Behramin, për të pasur paraqitje sa më të mirë në garat evropiane sezonin që vjen.