E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini mbetet në City

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka mohuar spekulimet rreth kalimit në Juventus në fund të këtij sezoni.

Mancini ka insistuar se është i lumtur në Angli, pas njoftimeve në javët e fundit se ai planifikon të kthehet në vendlindjen e tij në Itali.

“Manchester City është klub i veçantë. Kurrë nuk kam thënë se dua të shkoj në Juventus. Jam menaxher i Manchester Cityt dhe jam i lumtur që gjendem këtu”, deklaroi Mancini për mediat angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›