E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i dënon sulmin në Viti



EULEX-i ka dënuar ashpër shpërthimin e mbrëmshëm në Viti.

"Ne besojmë se Policia e Kosovës do të kryejë një hetim të plotë mbi këtë çështje dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur të sjellë autorët para drejtësisë. EULEX-i do të monitorojë hetimin nga afër. Veprimet e tilla janë një sulm i drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit dhe si të tilla nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe të civilizuar", thuhet në një deklaratë të EULEX-it.

Persona ende të panjohur kanë sulmuar pas mesnate me një mjet shpërthyes objektin që shfrytëzohet nga Drejtorati për Arsim i Kuvendit Komunal të Vitisë. Nga shpërthimi, lëndime të lehta ka marrë një nga dy rojet që gjendeshin në objekt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›