E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana mohon largimin nga Lazio

Lorik Cana i ka përgënjeshtruar mediet shqiptare në bazë të së cilave ai do të largohet nga Lazio gjatë verës. Mesfushori kosovar ka siguruar se nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediet shqiptare dhe se po mendon vetëm për klubin italian.

“Nuk kam thënë kurrë se dëshiroj të largohem, duhet të jemi të kujdesshëm kur shohim intervista të tilla. Mediet shqiptare u kushtojnë vëmendje të madhe lojtarëve që luajnë jashtë, por unë nuk kam biseduar me asnjë media shqiptare kohëve të fundit. Ne mund të flasim vetëm kur të autorizohemi nga klubi”, theksoi fillimisht Cana në mikrofonin e Lazio Style Radio.

28 vjeçari po përgatitet për rikthimin pas tre muajsh, për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar në shpinë. Ai shpreson ta ndihmojë ekipin Biancocelesti për t’i arritur objektivat.

“Kam filluar të punoj javën e kaluar, ndihem në dispozicion dhe i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën, duke i sjellë kualitetet e mia dhe për t’i arritur objektivat tanë. Të luash në këtë ekip është një fat për një person. Por, të qëndrosh jashtë është ndjenjë e keqe. Më mungon fusha, betejat dhe tifozët. Për trajnerin është e rëndësishme kur kthehen lojtarët nga lëndimet, sepse nuk mund ta arrish maksimumin në kampionat kur ke shumë mungesa”, vijoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›