Rama lufton për kontratën e re

Këtë sezon ish përfaqësuesi zviceran ka luajtur 494 minuta në 15 ndeshje, duke shënuar tri gola. Por, ai shpreson të luajë më shumë dhe në fund të sezonit ta fitojë kontratën e re, pasi që ajo aktualja i skadon në fund të qershorit.
“Jam në formë, shkoj në stërvitje çdo ditë me vullnet dhe dëshiroj të kem paraqitje të mira. Nëse luaj ose jo, kjo nuk është në duart e mia. Vendimin e merr trajneri”, theksoi për ueb faqen bernerzeitung.ch 36 vjeçari, i cili mund ta zhvillojë edhe sezonin e 14-të në klubin nga Super League zvicerane.
Mbështetja nga tifozët dhe nga ambienti brenda klubit e ka bërë atë që të mendojë edhe një herë për ta vazhduar eksperiencën te Thuni. “Të dielën kam marr mbështetje të madhe nga një pjesë e tifozëve dhe nga disa persona në klub. Thuni dhe tifozët besojnë në mua. Kjo është një gjë e bukur”, përfundoi Rama.