E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana mungon në dy ndeshje

Lorik Cana do t’i mungojë Sunderlandit në ndeshjet kundër Manchester City e Birmingham, për shkak të suspendimit, njofton klubi anglez përmes ueb faqes së vet zyrtare.

Kapiteni i “Maceve të Zeza”, që këtë sezon pati 30 paraqitje, të martën mbrëma kundër Bolton u ndëshkua me kartonin e tij të dhjetë të sezonit, që do t’i kushtojë atij me dy ndeshje moslojë.

Sa për informatë, mesfushori shqiptar kishte munguar pikërisht kundër Cityt në stadiumin Eastlands në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të suspendimit pasi kishte marrë 5 kartonë të verdhë.

Sunderland ma në fund arriti ta gjejë rrugën deri te fitorja, pasi mposhti në shtëpi Boltonin me rezultat 4:0. Ndërsa reprezentuesi shqiptar asistoi për Campbellin, i cili realizoi golin e epërsisë në minutën e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›