E Diel, 1 Nëntor 2026

Italina në ethe, Gjermania rrezikon ti marrë skuadrën e katërt në Champions

Renditja e UEFA-s Eliminimi i Fiorentinës, një problem më shumë: Seria A mund të përfaqësohet vetëm tre klube në aktivitetin më prestigjioz

Fiorentina është dorëzuar: e eliminuar nga Bajerni i Mynihut, skuadra violë doli me kokën lart nga Chmapions League, me keqardhje të madhe për atë mënyrë të shëmtuar të drejtimit të ndeshjes së parë nga gjyqtari Ovrebo. Por rezultati i Firences vë në rrezik edhe futbollin italian: tashmë rrezikojnë që të parakalohen nga Gjermania. Italia ka të drejtën që edhe në sezonin e ardhshëm (2010-’11) të ketë katër skuadra në Champions League. Por Gjermania është në ngjitje dhe po i le pas klubet italiane: në bazë të renditjes së UEFA-s, gjermanët tashmë janë gjithnjë e më pranë klubeve të Serisë A. Nëse i parakalojnë në vendin e tretë deri në fund të sezonit (aktualisht Italia është e treta me 62.195 pikë, ndërsa Gjermania është në kuotën e 60.374 pikëve), dhe tani rreziku është i vërtetë. Italianët mund të reduktohen në vetëm tre klube që nga sezoni 2012-'13. Dhe kjo mund të jetë një rënie e dhimbshme për futbollin italian. Por italianët po mundohet të shpëtojnë çfarë të munden. Tashmë i ka humbur rrugës katër skuadra gjatë këtij viti (Xhenoa, Roma, Lacio dhe Fiorentina) dhe ka pësuar një rënie me Juventusin nga kompeticioni më prestigjioz në atë më pak prestigjioz (nga Champions në Europa League). Tani mbeten në garë vetëm Milani dhe Interi në turneun më të rëndësishëm, në Champions. Ndërsa Gjermania ka akoma Shturgartin (por vështirë se do të mund të arrijë ta kalojë Barcelonën) dhe Bajernin, ndërkohë që ka edhe tre klube në Europa League (Volfsburgun, Verder Bremen dhe Hamburgun). Do të jetë një sfidë kokë më kokë deri në fund të sezonit. Anglia dhe Spanja i kanë parakaluar tashmë, tani po vjen Gjermani, e cila po përparon në mënyrë të shpejtë... Zhgënjimi është ai që dhemb. Zhgënjimin për Fiorentinën e lexon në sytë e të gjithë italianëve. Në Firence tani të gjithë mendojnë se si duhet ta rimarrin veten, por këtë herë duket e vështirë. Joventiç tani pendohet që nuk i ndërhyri Robenit që në mesfushë, dhe ai aksion përfundoi me golin që vulosi shifrat në 3-2. Della Vale përdor terma të pazakontë, të cilët lënë të kuptohet se nuk ka asnjë problem me Prandelin: “Kemi një trajner të mirë”. Por vetë trajneri përgjigjet: “çfarë lloj përforcimesh do të doja? Eh, unë kam kërkuar shumë…”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›