E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franc Bakenbauer: Gabimet e gjyqtarëve, pjesë e argëtimit

Rregullat e lojës

Legjenda gjermane, Franc Bekenbauer, kërkoi që rregullat e futbollit të mos ndryshojnë, pavarësisht polemikave që mund të shkaktohen. Sipas “Kaizerit”, gabimet e gjyqtarëve janë pjesë e lojës dhe e bëjnë më tërheqës sportin e top-këmbës. “Lëreni futbollin aq të thjeshtë dhe të qartë sa është tani, bashkë me gabimet që ndodhin”, tha Bekenbauer, një prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Në intervistën e dhënë për të përditshmen gjermane, “Bild”, ai shtoi: “Goli i realizuar në ‘Uembli’ në vitin 1966 është pjesë e historisë së futbollit. Kemi më shumë se 40 vjet që flasim për të në Angli dhe në Gjermani, e ndoshta ai moment do të vazhdojë të ngrejë diskutime edhe për 40 vitet e ardhshme. Ashtu sikurse edhe rrjeta e Diego Armando Maradonës, e pagëzuar ‘Dora e Zotit’ (më 1986-ën)”. Komentet e Bekenbauer janë bërë pas propozimeve radikale të trajnerit Luis van Gal pas kualifikimit në Champions, ku kërkoi heqjen e vijërojtësve, të cilët duhet të zëvendësohen me kamera dhe shtimin e një gjyqtari në fushën e lojës. Por, legjenda 64-vjeçare që ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe trajner me Gjermaninë Perëndimore, mendon se pavarësisht përdorimit të kamerave, në momente të caktuara vendimet për pozicion jashtë loje mund të jenë aq të diskutueshme, sa “në fund të fundit, vendimi do të merret sërish nga njerëzit”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›