E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet, Fernando Alonso është favorit

Formula 1

Nuk ka filluar ende as sesioni i parë i provave të lira të çmimit të Madh të Bahreinit, por ka nga ata që e kanë stiluar një klasifikim. Bëhet fjalë për agjencitë e basteve, që kanë publikuar kuotat relative për garën e parë të vitit dhe një parashikim për të tërë Botërorin. E nisim nga bastet për “pole position”. Para të gjithëve është Alonso në kuotën 4, i ndjekur nga Hemilton 4,5, Vetel 5, Masa 5,5 e Shumaker në kuotën 8. Favorit për fitimin e garës mbetet Alonso. Në këtë rast kuota zbret në 3,5, ndërsa mbetet e pandryshuar ajo e Hemilton. Ndryshime të vogla te kuotat e të tjerëve. Tabela e Botërorit të pilotëve nis sërish me Alonson në kuotën 3,50, pastaj Hemilton 5 dhe Vetel 6. Në këtë rast ndryshon skenari për Majkëll Shumaker në kuotën 8, tek i cili besohet më shumë se sa te Masa në kuotën 11, një vlerësim për t’u marrë në konsideratë nga bastexhinjtë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›