Blank: Objektivi, vendi i katërt
Zhan Klod Blank, presidenti i Juventusit, kërkon që skuadra të jetë e përqendruar, mbi të gjitha deri në fund të marsit, një muaj i mbushur me ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. “Po punojmë shumë, duhet të hedhim të tjerë hapa përpara, duke i marrë ndeshjet një nga një. Synimi është vazhdimësia në rezultate”, deklaroi numri 1 i klubit bardhezi. Blank nënvijëzoi edhe një herë se objektivi i skuadrës në kampionat mbetet kualifikimi në Champions League: “Nuk duhet ta harrojmë objektivin tonë kryesor, që mbetet vendi i katërt dhe pjesëmarrja në aktivitetin më prestigjioz për klube gjatë sezonit të ardhshëm”. Në fund, edhe dy fjalë për trajnerin Alberto Zakeroni: “çfarë ka ndryshuar? Gjëra të vogla, është rritur përkushtimi, por më e rëndësishmja është se ndryshuan rezultatet. Vlerësimi për trajnerin ka qenë mjaft i madh që prej fillimit”.
#