E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana në 11-shin më të mirë të Evropës

Lorik Cana është shpallur një nga lojtarët më të mirë të Evropës për javën që kaloi.

 Mesfushori shqiptar ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të Evropës për javën e kaluar, por jo si mesfushor shkatërrues, por si qendërmbrojtës. Në 11-shin ideal të publikuar nga prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport”, kapiteni i Marsejës është vlerësuar me nota të larta për ndeshjen që skuadra e shqiptarit fitoi në transfertë 3-2 kundër Monakos. Ja formacioni më i votuar te uebsajti i gazetës italiane: Kasijas (Real Madrid), Yobo (Everton), Cana (Marsejë), Amo (Deportivo), Eshli Kol (Çelsi), Sena (Vilareal), Ze Roberto (Bajern Mynih), Balak (Çelsi), Riberi (Bajern Mynih), Satnakruz (Blekbërn), Saviola (Real Madrid). Në këtë listë nuk janë përfshirë lojtarët e kampionatit italian. Roma është hedhur sërish në sulm për mesfushorin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana. Verdhekuqtë po mendojnë për zëvendësuesin e Delio Rosit, i cili gjatë verës mund të transferohet te Reali i Madridit. Mesfushori i Kombëtares është një nga objektivat e merkatos të klubit roman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›