Kryesia e PDK “shkarkon” Ndokën
Partia Demokristiane rrezikon të ndahet në dy pjesë, ku njëra përfaqësohet nga kreu i saj, Nard Ndoka dhe tjetra nga një grup anëtarësh të kryesisë së kësaj partie, të cilët kërkojnë pikërisht largimin e Ndokës.
ADI SHKEMBI
Pas deklaratave publike, dy grupet në PDK dje kanë nisur të lëvizin konkretisht drejt arritjes së qëllimeve të tyre.
Kundërshtarët
Kështu në orën 13:00, nën drejtimin e dy zv.ministrave, Anton Gurakuqi dhe Zef Bushati, u mblodh kryesia e kësaj partie, e cila, sipas tyre, pretendonte se kishte në këtë mbledhje 11 nga 21 anëtarët e kryesisë. Pas një mbledhje prej 60 minutash me dyer të mbyllura, 11 anëtarët e kësaj kryesie dolën me një deklaratë me pesë pika, në të cilën kërkohet që kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, të mos njihet më si i tillë. "Për shkelje të vazhdueshme të statutit dhe programit të PDK-së, për tentativa dhe plane të qarta për ta postuar partinë majtas, për shkelje të tjera parimore, vendosi që zoti Nard Ndoka të mos njihet si kryetar i PDK-së deri në kongresin e 10 majit. Kryesia nuk e konsideron më si përfaqësuesin e PDK-së në qeveri", thuhet në deklaratën e miratuar dje në hotel "Tirana". Njëkohësisht 11 anëtarët e kryesisë të mbledhur dje, vendosën të ngrenë gjashtë komisione, të cilët do të merren me organizimin e kongresit të 10 majit. I pyetur nëse segmente brenda PD-së po nxisin revoltën kundër kreut të kësaj partie, Zef Bushati e hodhi poshtë një gjë të tillë. Sipas tij, "në disa raste është tentuar që të paraqitet PD-ja sikur i ka organizuar ajo këto veprime brenda PDK-së. Por unë dhe kolegët e mi këtu, ju deklaroj me bindje të plotë se as marrim ndonjë leksion, as ndonjë mbështetje nga ana e PD-së për të mbajtur të pastër frymën tonë demokristiane".
Reagimi i Ndokës
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Pak metra më larg, në selinë e PDK-së, kreu i kësaj partie ka mbledhur një tjetër kryesi, e cila, sipas tij, është pikërisht ajo legjitimja që ka dalë nga kongresi i fundit, sipas demokristianëve, kur u bë edhe ndryshimi i krerëve të kësaj partie. Në këtë mbledhje, sipas zyrtarëve të lartë të PDK-së, është miratuar me unanimitet propozimi i kryetarit të kësaj partie, për të larguar nga qeveria dy zëvendësministrat, Zef Bushatin nga Integrimi dhe Anton Gurakuqin nga Ministria e Jashtme. Sipas Ndokës, largimi i Bushatit nga posti që mban do të bëhet për shkak se ai figuron të jetë sekretar i përgjithshëm i një force tjetër politike, ndërkohë që Gurakuqi do të largohet si abuzues me pushtetin e dhënë nga PDK-ja dhe se ka sulmuar publikisht një nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Ky propozim pritet t'i kalojë për miratim mbledhjes së Këshillit Kombëtar, e cila do të mbahet ditën e premte. Njëkohësisht, në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, Ndoka bëri të ditur se do të depozitojë pranë gjykatës një padi penale ndaj Anton Gurakuqit, për shkak të keqpërdorimit të siglës së kësaj force politike. "PDK nuk do të lejojë asnjë individ të partive të tjera politike të përdorë siglën dhe emrin e saj, siç edhe nuk do të tolerojë asnjë individ, që në emër të PDK-së të spekulojë duke u bërë pjesë e një fushate denigruese, fyese dhe të pavërtetë. Duke analizuar këto zhvillime, kryesia e PDK-së vendosi thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të partisë për të marrë vendimet përkatëse politike", thuhet më tej në njoftimin e PDK-së.