E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, në mbrojtje të Marsejës kundër PSG

Lorik Cana mund të rikthehet sërish në zemër të mbrojtjes, pikërisht në një nga ndeshjet më emocionuese të kapitenit shqiptar. Entuziazmi i madh pas fitores 3-0 në Kupën UEFA kundër Spartakut të Moskës ka kaluar në ekstrem, pasi përballë Olimpikut të Marsejës këtë fundjavë do të jetë Paris Sën Zhermeni, në një ndeshje shumë të pritur në Marsjesë. Trajneri i Olimpikut, belgu Erik Gerets kërkon tri pikë të radhës për të mos humbur vazhdimisinë e rezultateve pozitive.
"Cana do të luajë sërish në mbrojtje? Ndoshta. Ai ka treguar në cdo rast së është në gjendjë të bëjë gjëra të mira në këtë rol", - thotë Gerets gjatë intervistës për faqën lephoceen.fr. "Por ajo që është e sigurt është fakti, së nëse qendërmbrojtësit janë rikuperuar, nuk do të luajë Lorik në atë vend". Cana, përpara së të transferohej te Marseja, ka luajtur për Paris Sën Zhermenit, ndaj të cilit Loriku ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm me kokë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›