Shumë i vjetër për punë? Nga Trapatoni te Bariç

Lajmi se 68-vjecari Xhovani Trapatoni u përzgjodh si trajneri i ri i Irlandës, shtroi edhe një pyetje të rëndisshme në opinionin sportiv europian. "A është ai shumë i moshuar për të marrë një punë të profilit të lartë".
Faqja prestigjioze sportive "Eurosport" ka bërë një vëzhgim rreth këtij fenomeni, ku në qendër është edhe ish-trajneri i Shqipërisë, kroati Oto Baric, i cili hoqi dorë nga drejtimi i kuqezinjve pak muaj pasi kishte mbushur 75-vjec. Askush nuk ka asnjë dyshim për aftësitë e takticienit italian dhe kredencialet e tij për një ekip si Irlanda janë të shumë të mëdha. Trap fitoi shtatë tituj në Serinë A me Juventusin dhe Interin, doli kampion me Bajernin në Bundesligë dhe me Benfikën në Portugali. "Muzeu" i tij europian është shumë i pasur: një Kupë Kampionesh, tre Kupa UEFA dhe një Kupë të Fituesve të Kupës gjatë kohës që drejtonte Juventusin dhe Interin. Bashkë me Trapatonin janë pesë trajnerët të tjerë në vëmendjen e Eurosport.
Oto Baric – Më i vjetri i përzgjedhur nga "Eurosport", dhe ndoshta një nga trajnerët që eksperienca nuk iu barazua kurrë me suksesin. 75-vjecari drejtoi 14 skuadra të ndryshme gjatë një karriere mëse 39-vjecare si trajner. Ai u largua nga puna e fundit- drejtonte ekipin kombëtar shqiptar- pas një fushate të pasukseshme në Euro 2008 vitin e kaluar, por veterani është ende në pritje të një telefonate për punë.
Bobi Robson – Tashmë 74-vjecar, i pabesueshmi Sër Bobi morri së fundi drejtimin e një ekipi të nivelit të lartë kur ishte 71 vjec. Së fundi në drejtimin e Njukasëllit, Robson drejtoi edhe Anglinë, Porton, Barcelonë dhe PSV Eindhoven.
Guy Roux – Francezi, i cili u përfol edhe si kandidati i Shqipërisë, përpara se ta merrte Oto Baric, shpenzoi 44 vjet në drejtimin e Oskerit në ligat franceze. Roux nxorri në dritë futbollistë të klasit botëror si Eric Kantona, Laurent Blank, Basile Boli, Xhibril Sise dhe Filip Mekses, përpara se t'i jepte fund karrierës së trajnerit në moshën 68-vjec me Lensin.
Aleks Ferguson – Bosi i Mancester Junaitid tashmë është 66 vjec dhe nuk po tregon asnjë shënjë se është i lodhur. Është i urritur për suksese të tjera. Skocezi është në krye të kampionëve në fuqi të Anglisë qysh nga viti 1986, por nuk dëshiron të largohet përpara se të mbushë 70 vjec.
Oto Rehagel – 69-vjecari është një trajnerët më të sukseshëm gjermane i të gjithë kohërave dhe i vetmi teknik që ka drejtur më shumë se një mijë ndeshje në Bundesligë. Aktualisht në drejtimin kombëtares së Greqisë- i udhëhoqëi ata në fitoren e Euro 2004, kur ishte 65 vjec – Rehagel do ta drejtojë sërish ekipin e tij në finalet e Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Austri dhe Zvicër gjatë kësaj vere.