Ndërkombëtarët për supersfidat e Javës 20

Dy gjyqtarët e vetëm shqiptarë me stemën e FIFA-s, Albano Janku dhe Sokol Jareci, do të drejtojnë edhe dy sfidat e mëdha të "Super së shtunës" të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, Tirana-Dinamo dhe Elbasani-Partizani, ku nga rezultatet që do të prodhojnë përballjet midis katër më të mirave të kampionatit të 69-të Kombëtar të futbollit do të vendosen në një farë mënyre edhe verdiktet e zonës Europiane.
Ndërkombëtari Janku do të gjykojë Tirana-Dinamo, ndërsa homologu i tij, Jareci, atë Elbasani-Partizani. Sa për statistikë, Janku ka edhe numrin më të madh të gjykimeve gjatë këtij sezoni (12): 9 fitore për ekipet vendase, 1 barazim dhe 2 fitore për skuadrat mike. Jareci, nga ana e tij ka gjykuar 11 takime: 3 fitore për vendasit, 6 barazime dhe 2 fitore për ato mike.
Në fazën e parë për javën e 10-të, Tirana (e drejtuar atëherë nga Hafizi) fitoi 2-0 me Dinamon (gola të Sefës dhe Dedes), ndërsa Partizani barazoi 0-0 me Elbasanin.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 20
16 SHKURT 2008
1.TIRANA-DINAMO:A.Janku, E.Bicaku-L.Mustafaraj
2.ELBASANI-PARTIZANI:S.Jareci, D.Rexha-A.Lamce
3.BESA-SHKUMBINI:E.Dobi, E.Bodeci-E.Pjetrushi
4.SKëNDERBEU-BESELIDHJA:Sh.Guce, A.Molla-E.Miho
5.FLAMURTARI-VLLAZNIA:T.Latifi, R.Zhuli-A.Mali
6.TEUTA-KASTRIOTI:P.Lapi, P.Goxhaj-S.Zeka
Lojtaret e pezulluar
* Besa – Bikoula Nana (6v), Liridon Leci (6v) – 2 ndeshje pezullim
* Elbasani – Richard Bokatola (3v)
* Teuta – Liridon Ahmeti (6v) – 2 ndeshje pezullim
* Flamurtari – Franc Veliu, Nevian Cani (6v) – 2 ndeshje pezullim
* Dinamo – Arjan Pisha (3v)
* Kastrioti – Julian Brahja (1k)
* Skenderbeu – Danjel Drabaj (1k)
* Vllaznia – Xhevahir Sukaj (6v) – 2 ndeshje pezullim