E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, një nga 5 blerjet më të mira

 

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Duke parë rendimentin e lojës gjatë këtyre viteve dhe shumën për të cilën është blerë, Lorik Cana rezulton të jetë një nga pesë blerjet më të mira të dekadës së fundit nga klubi i Olimpik Marsejës. Cana u ble në verën e 2005-ës nga Paris Saint-Germain për shumën e 3 milionë eurove, ndërkohë që aktualisht kartoni i tij vlen plot 14 milionë euro. Ardhja e tij në këtë klub nuk u pa me sy të mirë nga tifozët dhe nuk ishte deklarata e bujshme e Canës. “Marseja është klubi i zemrës sime”, ajo që i bëri ata të ndryshojnë mendje. Megjithatë, brenda disa muajsh, Cana do të bëhej një lojtar i preferuar i tifozëve marsejezë. Gjithmonë i gatshëm, gjithçka në fushë, i aftë për ndërhyrje vendimtare, me një frymë luftëtari, shqiptari ka pushtuar zemrat në stadiumin “Velodrome”. Kuotat e tij u shtuan me dy golat ndaj PSG-së. Në këtë sezon ka bërë një performancë të shkëlqyer. Në vend të parë në listën e merkatos së blerjeve më të mira gjithsesi qëndron Frenk Riberi i cili u mor nga Marseja me parametër zero dhe iu shit Bajernit të Mynihut dy vite më parë për shumën e 30 milionë eurove. Në vend të dytë është portieri aktual i skuadrës, Mandanda. 24-vjeçari është blerë për 4 milionë euro ndërsa aktualisht kushton më shumë se 11 milionë euro. I treti është sulmuesi Niang, i cili është blerë nga Marseja për shumën e 7 milionë eurove teksa tashmë kushton 14 milionë euro. Në vend të katërt është Lorik Cana dhe pas tij renditet Valbuena. 24-vjeçari u ble për vetëm 800 mijë euro ndërsa këtë sezon mund të shitet për jo më pak se 9 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›