E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen 10 artistët më të mirë të vitit

 

Ndahen sot trofetë për dhjetë artistët më të mirë të vitit. Sot në mbrëmje në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit zhvillohet ceremonia për ndarjen e çmimeve “Kult 2009”, ku do të vlerësohen me çmime 10 personalitetet më të mirë të vitit 2008 si dhe aktiviteti më i mirë i vitit. Në 10 kategoritë e caktuara, sipas fushave të ndryshme të artit, konkurrojnë 4 artistë. Mes tyre shquajmë emra të shquar aktorësh, shkrimtarësh, regjisorësh, instrumentistësh, por edhe prodhime kinematografike, apo aktivitete kulturore. Për shkak të prodhimtarisë së vogël filmimke në Shqipëri, filmat që konkurrojnë në kategorinë e filmit artistik, nuk i përkasin vetëm vitit 2008, por edhe më parë. Ndërsa në kategori të tjera, si libri artistik, shohim të konkurrojnë bashkë zhanre të ndryshme, si poezi, roman, apo reportazh. Për të arritur në natën finale të “Kult 2009”, garën e kanë nisur 26 interpretues lirikë, 38 instrumentistë, 120 artistë pamorë në ekspozita personale e të përbashkëta, 61 aktorë, 49 aktore, 24 regjisorë, 125 libra artistikë, 110 albume muzikore dhe 56 aktivitete në të gjithë vendin. Fituesit do të përzgjidhen falë një votimi të kombinuar mes jurisë dhe televotuesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›