E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia,post pavarësisë së Kosovës

 

Diplomati dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shaban Murati, nxori këto ditë në qarkullim librin e tij të ri “Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”. Në qendër të këtij studimi janë drejtimet dhe prioritetet e reja, që kanë dalë në çështjen shqiptare pas pavarësisë së Kosovës. Duke e zbërthyer dhe trajtuar zhvillimet dhe problemet në aspektin diplomatik, autori hulumton në sfidat e reja, që dalin para kombit shqiptar, pas ngjarjes së madhe të pavarësimit të Kosovës. Vlen për t’u veçuar trajtimi i dilemës së madhe dhe të re se kush do të emërtohet dhe kush do ta marrë tani rolin e “shtetit amë” në sytë e diasporës së madhe shqiptare nëpër botë dhe sidomos të popullsive shqiptare, që jetojnë në disa shtete ballkanike. Për të vijuar me një vështrim të formës dhe përmbajtjes, që fitojnë tani në planin shtetëror dhe kombëtar marrëdhëniet mes shtetit të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës. Specifika juridike e marrëdhënieve mes dy shteteve vendoset në një kuadër historik e perspektiv, dhe në dritën e marrjes në konsideratë të specifikave rajonale dhe të proceseve integruese euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›