E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, një siguri në mbrojtjen e Marsejës

 

Gjatë javës së shkuar Marseja zhvilloi dy ndeshje, një në Champions kundër PSV Eindhovenit dhe një në Ligën 1 kundër Grënoblës. Të dyja këto përballje i fitoi me rezultat të njëjtë, 3-0. Dhe, fitoret e Marsejës nuk paraqesin befasi. Befasi është siguria e shfaqur para portës. Me transferimin e kosovarit Lorik Cana nga mesfusha në mbrojtje, skuadra po ndihet më e sigurt. Kapiteni i Marsejës, Cana, është shndërruar në qendërmbrojtës që nga ndeshja me PSG-në, kur ekipi i tij humbi në “Velodrome” me rezultatin befasues 2-4. “Nuk kemi pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e fundit dhe kjo i jep vetëbesim të madh gjithë skuadrës, jo vetëm ne mbrojtësve. Ende nuk jam në nivelin e duhur, por një siguri të madhe më jep partneri i ri Cana”, është shprehur qendërmbrojtësi Hilton. Roli i qendërmbrojtësit nuk është i panjohur për 25-vjeçarin. Ai edhe edicionin e shkuar është aktivizuar në mbrojtje nga trajneri Erik Gerets.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›