LSI-PDK startojnë grevën e urisë në Kuvend
Qindra mbështetës protestuan gjer vonë para selisë së Parlamentit. Ndoka dhe Meta akuzuan bashkëpunimin Berisha-Rama për Kodin Zgjedhor
Eljona Ballhysa
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane nisën dje grevën e urisë në shenjë proteste kundër ndryshimeve që janë miratuar nga bashkëpunimi PD-PS për Kodin e ri Zgjedhor. Gjatë seancës së djeshme parlamentare kryetari i LSI-së Ilir Meta dhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, shpallën fillimin e grevës së urisë duke e cilësuar atë të vetmen rrugë demokratike për të mbrojtur votën e elektoratit shqiptar. Gjatë mbrëmjes së djeshme me dhjetëra qytetarë, anëtarë të partive respektive, kanë protestuar përpara selisë së Parlamentit, duke brohoritur me parullat “Jo, diktaturës”.
Qëndrimi
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, e ka cilësuar marrëveshjen Rama-Berisha antikombëtare dhe shkelje të demokracisë në vend. Për këtë qëllim, sipas tij, deputetët e LSI-së kanë zgjedhur si rrugë proteste grevën e urisë. Ai u bëri thirrje mediave për monitorimin 24 orë të grevës së urisë. “Duke mos pranuar që në Shqipëri të instalohet një klimë antikombëtare dhe antidemokratike, duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet e nevojshme me qëllim hartimin e një kodi gjithëpërfshirës nëpërmjet paraqitjes së propozimeve konkrete, të cilat nuk u morën kurrë në konsideratë nga PS-PD-ja, ne shpallim në këtë moment grevën e urisë si të vetmen rrugë demokratike për t’iu kundërvënë marrëveshjes së binomit Berisha-Rama. Ata po përdorin rrugën e frikësimit paraprak të votuesve shqiptarë përmes numërimit stalinist të votës. Ne do të luftojmë që vota të bëhet e shenjtë në këtë vend, në mënyrë që askush të mos vdesë nga korrupsioni”, - është shprehur Meta. Edhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i është bashkuar dje grevës së urisë, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve të partive të qendrës që t’i bashkohen kësaj nisme. Ai e ka cilësuar vendimin e dy partive të mëdha të qëllimtë dhe synimi, sipas Ndokës, është përjashtimi i partive që nuk janë satelitë të tyre. “Me Kodin e ri Zgjedhor që kanë përgatitur në fshehtësi sejmenët e kësaj dysheje të politikës shqiptare i jepet një goditje të rënë procesit të integrimit dhe proceseve demokratike në Shqipëri. Berisha e ndërmerr këtë nismë vetëm e vetëm për të eliminuar PDK-në, të cilën ai nuk mundi ta bëjë pjesë të pazareve të veta të pista, nuk mundi ta nënshtrojë. Ky Kod Zgjedhor që Berisha dhe Rama kërkojnë të miratojnë, synon eliminimin e politikanëve të padëshiruar për ta”, - është shprehur Ndoka. Ai ka bërë të ditur se Kodi i ri Zgjedhor po përgatit humbjen e së djathtës në zgjedhjet e vitit 2009. “Berisha kërkon të bëjë zgjedhje sipas parimit: nuk ka rëndësi se kush voton, por se kush i numëron votat. Manipulimi po bëhet për të siguruar pushtetin absolut të Berishës. Unë u bëj thirrje deputetëve të qendrës së djathtë t’i thonë mjaft bashkëpunimit Berisha-Rama”, - është shprehur Ndoka.
Kodi
Janë 11 deputetë që janë futur dje në grevë urie kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Konkretisht, pesë deputetë të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, pesë deputetë të Partisë Demokristiane si dhe deputeti Petro Koçi. Këta deputetë janë kundër formulës së re të përbërjes së Komisionit Qendror Zgjedhor. Deputetët e PD-së dhe të PS-së miratuan mbledhjen e kaluar të komisionit të posaçëm për Kodin Zgjedhor formulën e re të KQZ-së, sipas së cilës KQZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë, dy prej të cilëve propozohen nga PD-ja dhe dy nga PS-ja. Ndërsa dy të tjerë nga dy partitë satelite të PD-së dhe PS-së, duke përjashtuar LSI-në dhe PDK-në. Po kjo formulë ruhet dhe për përbërjen e komisioneve të numërimit të votave. Pra përjashtimi i LSI-së dhe i PDK-së nga komisionet e numërimit të votave, rrit dyshimet e këtyre partive për manipulime të mundshme gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Amendamentet e propozuara nga LSI-ja për Kodin Zgjedhor, që u rrëzuan nga PD-PS
Neni 12
Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror Zgjedhor përbëhet nga 9 anëtarë.
Neni 14
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së
Pika d) ndryshon si më poshtë:
“Dy anëtarë të KQZ-së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të maxhorancës qeverisëse, përjashtuar partinë më të madhe të maxhorancës, që kanë numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë”.
“Dy anëtarë të KQZ- së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës, që kanë numrin me të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë”.
Neni 28
Përbërja e KZAZ-së.
Në pikën 1, fjalia e parë e germës “a” të ndryshojë si më poshtë:
“KZAZ përbëhet nga 9 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja sipas procedurës së mëposhtme.
Dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Parlament dhe dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Parlament.
Dy anëtarë të tjerë propozohen nga partia e 2 dhe 3 e shumicës parlamentare që kanë numrin më të madh të vendeve në Parlament dhe dy anëtarë të tjerë propozohen nga partia e dytë dhe e tretë e opozitës parlamentare që kanë numrin më të madh të vendeve në Parlament.
Kjo mënyrë e formatimit të KZAZ–së të zbatohet edhe për formimin e KQV-ve dhe grupeve të numërimit duke reflektuar ndryshimet përkatëse në dispozitat vijuese.
11 Nentor 2008