E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi refuzon Man Cityn

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ka refuzuar mundësinë e transferimit të tij në Manchester City duke insistuar se dëshiron të mbetet në kryeqytetin italian.

E ardhmja e De Rossit te Roma është vënë në dyshim pasi kontrata e tij me klubin skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e saj.

Në ndërkohë, City ka shprehur gatishmëri për transferimin e De Rossit në Eastlands por futbollisti nuk është i interesuar të ndërrojë mjedis.

“Anglia do të ishte përvojë e mirë por nuk kam ndërmend të largohem nga Roma. Dua të mbetem këtu”, tha De Rossi për magazinën FourFourTwo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›