Ayew do të vazhdojë në Marseille

Objektivi i Arsenalit, Andre Ayew do të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare me Olympique Marseille ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze L’Equipe.
Reprezentuesi ganez ka shkëlqyer në sezonet e fundit për ekipin e Didier Deschampsit dhe spekulohej se kërkohet nga klube të mëdha evropiane me në krye Arsenalin.
Por, mesfushori ofensiv pritet të vazhdojë kontratën e tij me Marseillen për 12 muaj të tjerë derisa kjo e tanishmja e lidh me klubin nga Velodrome deri më 2014.