E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca nuk ka shanse në Euro 2012

Frank Leboeuf, ish fitues i Kampionatit botëror me Francën, ka përjashtuar shanset e Trekolorëve për të triumfuar në Euro 2012.

Pavarësisht serisë prej 17 ndeshjeve pa humbje që ka shtuar optimizmin në Francë, Leboeuf beson se kualifikimi nga grupi që përfshinë Anglinë, Ukrainën dhe Suedinë duhet të jetë synimi i vetëm për Euro 2012.

“Është mirë që Franca është kualifikuar. Por, nuk pritet të fitojë. Ne duhet të jemi gati për plan afatgjatë për Botërorin 2014. Kualifikimi nga grupi do të ishte sukses në vete”, tha Leboeuf për AFP.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›