E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern shet Robbenin, blen Reusin

Arjen Robben së shpejti mund të largohet nga Bayern Munich për t’i lënë vend sulmuesit të Borussia Moenchengladbachut, Marco Reus ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild.

Gjiganti bavarez ka shprehur interesim për transferimin e Reusit, i cili ka kontratë në Gladbach deri më 2015, por dëmshpërblimi prej 17.5 milionë eurosh hyn në fuqi gjatë verës së ardhshme.

Bayern thuhet se synon të shet Robbenin për të krijuar hapësirë për Reusin. Holandezi ka kontratë në Allianz Arena deri më 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›