Valencia, ‘dhuratë’ për Juventusin

Luis Antonio Valencia dhe Juventus janë gjithnjë e më afër njëri tjetrit, ka njoftuar Daily Mail.
Sipas tabloidit britanik, mesfushori ofensiv i Manchester Unitedit nuk zë vend në planet e menaxherit Sir Alex Ferguson dhe aktivizohet rrallë herë andaj mund të shkojë atje ku kërkohet tashmë një kohë të gjatë, te Juventus.
Pas hapjes së afatit kalimtar të janarit drejtuesit e klubeve thuhet se do të takohen mes vete për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të Valencias në Torino.