E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtë për favoritët

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 16:03

Në këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatëmbëdhjetë e BKT-Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo xhiro nuk do të sjellë ndonjë derbi që vlen të theksohet.

Megjithatë, sadopak më interesant pritet të jetë të enjten në Prizren, ku do të takohen rivalët e vjetër, Bashkimi dhe Trepça, ndonëse sivjet prizrenasit po zhgënjejnë me rezultate.

Në fakt kjo xhiro nis të mërkurën me ndeshjen ndërmjet Pejës dhe Mitrovicës. Pejanët llogariten favoritë absolut në këtë takim, sikurse Bambi ndaj Kolegjit EuroSport, e cila ndeshje po ashtu zhvillohet të mërkurën. Kurse, të enjten favoriti kryesor për titull, Sigal Prishtina do jetë nikoqir i Kosovës së Vushtrrisë.

BKT-Superliga – xhiroja e 17-të
E mërkurë
Peja – Mitrovica13:00
Bambi – K. EuroSport19:00
E enjte
S. Prishtina – Kosova16:00
Bashkimi – Trepça19:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›