Skela, i lumtur në Poloni

Ervin Skela ndihet i lumtur që e zgjodhi ekipin polak Arka Gdynia, me të cilën nënshkroi kontratë të hënën.
Mesfushori shqiptar ishte pranë nënshkrimit me klubin gjerman, Windeck, ku qëndroi për një periudhë të shkurtër, por oferta e klubit nga elita e futbollit polak ia ndryshoi mendimin ish futbollistit të Tus Koblenz.
“E kam vizituar stadiumin, zhveshtoret dhe gjithçka që sillet këtej. Gjithçka që ka këtu më pëlqen mjaft. Këtu mund të hasni gjithçka që posedon Bundesliga. Nuk ka asgjë më pak”, theksoi Skela për uebfaqen gjermane, reviersport.de.
Përfaqësuesi shqiptar do të qëndrojë në Poloni i vetëm, pa bashkëshorten Mariola dhe djalin e tij, Kris. “Familja ime do të qëndrojë në Gjermani, pasi që dëshiroj të koncentrohem tërësisht tek futbolli këtu”, vazhdoi ish futbollisti i Kaiserslautern, Eintracht Frankfurt, Arminia Bielefeld, Energie Cottbus e Ascolit.