Lëv, eksperimenti ndaj danezëve bën ndryshime
Kombëtarja e Gjermanisë do të zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore me përfaqësuesen e Danimarkës në prag të eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2012. Trajneri gjerman, Joakim Lëv, ka grumbulluar 16 futbollistë, 7 prej të cilëve janë pjesëmarrësit e Botërorit, ndër ta dy ish-titullarët, portieri Nojer dhe mbrojtësi Boateng. Sipas 50-vjeçarit Lëv, numri 1 i portës këtë herë do të jetë Tim Vize, ndërsa në mungesë të titullarëve Filip Lahm dhe Mikael Balak, shiriti i kapitenit do t’i kalojë mbrojtësit Tomas Hicspelger, si lojtari më me eksperiencë për këtë formacion. Legjionari gjerman i Uest Hemit, Hicspelger, është rikthyer me Kombëtaren pas një shkëputje një vjeçare dhe ka zhvilluar 51 ndeshje