Cana shijon fitoren nga tribuna “VIP”

www.albania-sport.com - Dy gola të shpejtë të realizuar nga sulmuesi Darën Bent (5’ dhe 11’) dhe një tjetër Frajzer Kampbell (88’) i siguruan një fitore të bukur 3-1 të Sandërlendit ndaj Birmingam Sitit, edhe pse Xherom shkurtoi diferencën në minutën e 60-të. Bent, i konsideruar nga kapiteni shqiptar Lorik Cana (nuk luajti në këtë takim pasi ishte i pezulluar) si një lojtar i klasit botëror, u ngjit në kuotën e 20 golave. “Macet e zeza” u ngjit në vendin e 13-të me 34 pikë pas 30 ndeshjeve, duke dalë përkohësisht nga zona e luftës për mbijetesë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 20 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili