E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 24, Skënderbeu – Dinamo 4-3

www.albania-sport.com - Skënderbeu arriti një fitore të bujshme 4-3 me Dinamon, pikërisht në përballjen e 100-të historike midis tyre, njëherësh edhe e 7-ta e korçarëve kundrejt 63 të bluve kryeqytetas, në një stadium entuziast dhe të zbukuruar nga fishekzjarrët dhe prania e një numri deputetësh e ministrash.

Pas një pjesë të parë krejtësisht “studimore” nga të dyja palët, 45 minutat e dyta u “pushtuan” nga rrebeshi i golave, teksa në harkun e 21 minutave u realizuan jo pak, por 7 gola me një mesatare të “çmendur”, 1 gol në çdo tri minuta.

Sulmuesi kroat Milain Guerrin çeli i pari serialin e golave, duke realizuar në minutën e 54-t e dyfishuar rezultatin vetëm dy minuta më pas, në të 56’.

Pas vetëm dy minutash, golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, Elis Bakaj, shkurtoi diferencën në minutën e 58-të nga pika e bardhë.

Katër minuta më pas ishte po mesfushori i Kombëtares, ai që vulos në të 62’ barazimin e përkohshëm pas një diagonaleje brenda zonës, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave, dy më shumë se Daniel Xhafaj i Besës.

Mbrojtësi serb i Dinamos, Marko Putinçanin i çoi shifrat në 3-2 për miqtë nga kryeqyteti në minutë e 68-të, por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, pasi pas vetëm pesë minutash zëvendësuesi Erlis Frashëri shënoi golin e barazimit 3-3.

Dy minuta më pas, blerja dimërore e korçarëve, Marko Nestoroviç (75’) vulosi shifrat 4-3 dhe fitoren e katërt rresht të Skënderbeut në pesë javët e epokës “Red Bull”.

Skënderbeu nuk fitonte me Dinamon, qysh nga 10 marsi i vitit 2006, kur skuadra korçare kishte fituar 1-0 në sezonin 2005-2006 (po në Korçë, më 10 mars 2006) me një gol të realizuar nga beratasi Klodian Arbëri (62’).

Për Skënderbeun, që me një goditje ka lënë pas (për momentin) Vllazninë e Flamurtarin), kjo ishte ndeshja e tretë që arrin të shënojë katër gola në një takim gjatë këtij edicioni.

Javën e ardshme (e 25-ta), Skënderbeu do të luajë në Ersekë me Gramozin në një ndeshje të fortë e pa kompromis, pasi të dyja skuadrat do të luajnë për fatet e tyre në Kategorinë Superiore. Nëse në Korçë, Skënderbeu fitoi 4-1, në ndeshjen e zhvilluar në Ersekë, humbi 2-0.

Dinamo pësoi humbjen e tretë në kampionat, dhe që çuditërisht në të tria ka pësuar shumë gola, 11 gola: Shkumbini-Dinamo (4-0), Apolonia-Dinamo (3-0) dhe Skënderbeu-Dinamo (4-3).

Gjithsesi, blutë, me diferencën prej +17 pikësh nga Besa e vendit të dytë, kur duhen edhe 9 javë nga përfundimi i sezonit, vetëm matematika i ndan nga fitimi zyrtar i titullit të 18-të kampion, e që përkon me titullin e tretë nën “komandën” e presidentit Besnik Sulaj dhe në 60-vjetorin e themelimit të klubit.

Skënderbeu-Dinamo 4-3
Shënues: Milain Guerrib 54’, Milain Guerrib 56’, Erlis Frashëri 73’, Marko Nestoroviç 75’/ Elis Bakaj 58’ (p), Elis Bakaj 62’, Marko Putinçanin 68’

TRE PËRBALLJET SEZONALE
Faza 1: Skënderbeu-Dinamo 1-1
Faza 2: Dinamo-Skënderbeu 3-0
Faza 3: Skënderbeu-Dinamo 4-3

FITORET ME 4 GOLA
Java 1: Skënderbeu-Laçi 4-3
Java 4: Skënderbeu-Gramozi 4-1
Java 24: Skënderbeu-Dinamo 4-3

SKËNDERBEU NË EPOKËN “RED BULL”

Java 20: Skënderbeu-Teuta 3-0
Java 21: Vllaznia-Skënderbeu 3-2
Java 22: Skënderbeu-Shkumbini 1-0
Java 23: Besa-Skënderbeu 1-2
Java 24: Skënderbeu-Dinamo 4-3

TRI HUMBJET E DINAMOS
Java 16: Shkumbini-Dinamo 4-0
Java 22: Apolonia-Dinamo 3-0
Java 24: Skënderbeu-Dinamo 4-3

Kategoria Superiore
Java 24

19.03.2010
Kastrioti-Besa 3-2
Shënues: Oriand Abazaj 46’, Ivan Babiç 53’, Ivan Babiç 61’/ Vioresin Sinani 13’, Daniel Xhafaj 64’

20.03.2010

Skënderbeu-Dinamo 4-3
Shënues: Milain Guerrib 54’, Milain Guerrib 56’, Erlis Frashëri 73’, Marko Nestoroviç 75’/ Elis Bakaj 58’ (p), Elis Bakaj 62’, Marko Putinçanin 68’

Teuta-Gramozi 0-2
Shënues: Marko Dos Santos 53’, Semir Hadjibulic 71’

Apolonia-Shkumbini 0-0

21.03.2010
13:00 Vllaznia-Laçi
14:00 Flamurtari-Tirana


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 20 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›