Java 24, Apolonia - Shkumbini 0-0

www.albania-sport.com - Apolonia dhe Shkumbini ndanë nga një pikë në “Loni Papuçiu”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Parë.
Ky ishte dhe barazimi i 6-të midis dy skuadrave në 27 takime midis tyre. Edhe barazimi i fundit midis tyre, ishte po një 0-0, i fiksuar para gati 7 vjetësh (12 prill 2003), po në “Loni Papuçiu”.
Në fazën e parë të këtij edicioni, Apolonia fitoi 1-0 në Fier, ndërsa në të dytën Shkumbini fitoi 3-0 në Peqin, në një ndeshje të përfolur nga drejtuesit fierakë, ku akuzat ranë mbi ish-futbollistin e përjashtuar, shkodranin Albert Kaçi.
Me pikën e marrë në transfertën e Fierit, Shkumbini, i kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës, vazhdon ta ruajë vendin e pestë, 32 pikë, ndërkohë që skuadra fierake, 31 pikë, tashmë e gjashta, la pas Teutën (po 31 pikë).
TRE PËRBALLJET SEZONALE
Faza 1: Apolonia-Shkumbini 1-0
Faza 2: Shkumbini-Apolonia 3-0
Faza 3: Apolonia-Shkumbini 0-0
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 20 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili