E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 24, Teuta – Gramozi 0-2

www.albania-sport.com - Gramozi falë dy golave në pjesën e dytë, i pari i realizuar nga sulmuesi brazilian Marko Dos Santos (53’) dhe, i dyti i shënuar nga mesfushori boshnjak Semir Haxhibuliç (71’), triumfoi 2-0 ndaj Teutës në përballjen e “Niko Dovanës”, në një takim që foli krejtësisht për formacionin kolonjar.

Nuk mund të flitet për një “dhuratë rutinë” të skuadrës së Yllit Shehut, pavarësisht se vetëm tri ditë më parë Teuta u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Gramozin, pas dy barazimeve: 1-1 (në Elbasan) dhe 0-0 (në Durrës).

Interesant është një statistikë në tri përballjet e vetme midis këtyre dy skuadrave: të gjitha takimet kanë përfunduar me rezultatin 2-0. Gramozi fitoi dy takime 2-0 (në fazën e parë dhe të tretë) dhe Teuta fitoi po 2-0 në fazën e dytë.

Teuta-Gramozi 0-2
Shënues: Marko Dos Santos 53’, Semir Hadjibulic 71’

TRE PËRBALLJET SEZONALE
Faza 1: Gramozi-Teuta 2-0
Faza 2: Teuta-Gramozi 2-0
Faza 3: Teuta-Gramozi 0-2


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 20 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›