E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 22, Bylis, i qetë drejt titullit

Bylis vazhdoi marshimin absolut në krye të Kategorisë së Parë, duke fituar 4-1 me Bilisht Sport në “Adush Muça” në takimin e vlefshëm për javën e 22-të. Kur duhen edhe 8 javë nga përfundimi i sezonit, Bylisi udhëheq i vetëm me 56 pikë, 13 më shumë se Lushnja dhe Elbasani që ndajnë me pikë të barabarta, nga 43, vendet 2-3.

Bylis-Bilisht Sport 4-1

Dimo 12’, 71’, Popoviç 28’ dhe Hamzaj 58’ mbajnë firmat e golave të formacionit të Bylisit të drejtuar nga Ilir Spahiu. Rustemi 79’ shënoi golin e nderit për Bilishti Sport të Trifon Merakut. Romeo Hamzaj u ngjit në kuotën e 15 golave, po aq sa Bubeqi i Lushnjës.

Lushnja-Memaliaj 3-0

Lushnja zbërtheu me rezultatin e pastër 3-0 Memaliaj në takimin e zhvilluar në “Roza Haxhiu”. Dorian Bubeqi ishte heroi i takimit me golin e tij të parë në minutën e 2-të dhe me penalltinë e realizuar në të 65’. Celiku në minutën e 88-të kompletoi tripletën lushnjare dhe vendin e dytë të skuadrës.

Ada-Elbasani 0-0

Ada dhe Elbasani ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në stadiumin “Adriatik” të Velipojës. Formacioni shtëpiak i Kreshnik Krepit barazon për herë të dytë në 12 ndeshje në shtëpi. Elbasani me pikët e lëna në Velipojë i lëshoi vendin e dytë Lushnjës. Ada e Kamza vazhdojnë të ndajnë vendet 4-5 me nga 38 pikë.

Turbina-Gramshi 5-0

Turbina e Cërrikut e drejtuar nga Sinan Bardhi shkatërroi 5-0 Gramshin e Luan Deliut. Guri 1’, 35’, Peqini 18’, Sula 43’dhe Nuka 88’ ishin autorët e golave për Turbinën, tashmë në vendin e 13-të me 19 pikë, por me një ndeshje më pak. Gramshi, që nga ana e tij pësoi humbjen e 10-të, ndodhet në vendin e 11-të me 24 pikë.

Kamza-Partizani 1-1

Derbi i shumëpritur midis Kamzës dhe Partizanit përfundoi në barazimi 1-1, në një supersfidë të ndjekur nga më shumë se 5 mijë veta. Edlir Tetova shënoi për Kamzën e Perlat Mustës në minutën e 39-të, ndërsa për Partizanin në debutimin e trajnerit të ri, Gerti Haxhiu, barazoi Arjan Sheta (51’). Partizani ndalet pas katër ndeshjeve me fitore, duke lënë dy pikë të çmuara në luftën për të kapur vendin e dytë të Kategorisë së Parë. Kamza (38 pikë) dhe Partizani (36) ndodhen në vendet 5-6. Ndeshja nuk i ka shpëtuar replikave të forta midis dy presidentëve, Naim Qarri (Kamza) dhe Paro Laçi (Partizani).

Besëlidhja-Skrapari 1-0

Në një ndeshje duelesh të forta në stadiumin “Brian Filipi”, Besëlidhja siguroi një tre pikësh të artë falë një goli të shënuar nga Buraku në minutën e 64-t. Danaj i Besëlidhjes u ndëshkua me karton të kuq.

Luftëtari-Sopoti 5-0

Gentian Shkoza ishte heroi i fitores të bujshme 5-0 të Luftëtarit të Gjirokastrës me Sopotin e Librazhdit. Shkoza realizoi një “poker”: 17’, 20’, 51’ dhe 61’ të shoqëruar nga goli i Bruno Okshtunit 53’. Sopoti (11 pikë, një ndeshje më pak) vazhdon të jetë në vendin e fundit me 4 pikë më pak se Skrapari i parafundit (një ndeshje më pak).

Kategoria e Parë
Java 22,
20.03.2010, 14:00

Lushnja-Memaliaj 3-0
Bubeqi 2’, 65’ (p), Celiku 88’

Ada-Elbasani 0-0

Turbina-Gramshi 5-0
Guri 1’, 35’, Peqini 18’, Sula 43’, Nuka 88’

Kamza-Partizani 1-1
Tetova 39’ / Sheta 51’

Besëlidhja-Skrapari 1-0
Buraku 64’

Bylis-Bilishti Sport 4-1
Dimo 12’, 71’, Popoviç 28’, Hamzaj 58’/ Rustemi 79’

Luftëtari-Sopoti 5-0
Shkoza 17’, 20’, 51’, 61’, Okshtuni 53’

21.03.2010

14:00 Pogradeci-Burreli

RENDITJA
1. Bylis 56
2. Lushnja 43
3. Elbasani 43
4. Ada 38
5. Kamza 38
6. Partizani 36
7. Pogradeci 33
8. Luftetari 29
9. Bilishti 27
10. Burreli 25
11. Gramshi 24
12. Beselidhja 21
13. Turbina 19
14. Memaliaj 17
15. Skrapari 15
16. Sopoti 11

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 21 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›