E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, shtyllë e karton përballë Uest Hemit

Lorik Cana nuk është vetëm një lojtar i fortë në mesin e fushës, që nuk humbet rastin për duele të forta me kundërshtarët. Lojtari i Kombëtares shqiptare di të ndërtojë edhe aksione sulmuese, madje tenton edhe të shënojë. Këto karakteristika u konfirmuan në takimin e javës së 11-të, ku Sandërlendi barazoi 2-2 me Uest Hemin. Vetëm pak minuta pasi kishte filluar loja, 26-vjeçari harkoi te Bent, që i kishte të gjitha mundësitë të shënonte, por nuk shënjestroi si duhet. Në minutën e 11-të, Cana u ndëshkua me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Nobëll, ndërsa pak çaste më vonë ai mund të ishte ndëshkuar sërish për një faull të ashpër në dëm të Frankos, të cilin gjyqtari Marriner nuk e cilësoi të rrezikshëm. Në të 65-ën, kapiteni i "maceve të zeza" ishte pranë golit, por devijimi i tij me kokë pas goditjes së këndit të Reid, u përplas në traversë.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›