E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frenohet Elbasani, Bylis merr kryesimin

Bylisi merr kryesimin e Kategorisë së Parë. Fitorja 2-0 e arritur përballë Adës së Velipojës, e kombinuar me rezultatet e kundërshtareve direkte ka bërë që ballshiotët të jenë përfituesit më të mëdhenj të javës së nëntë. Tashmë Bylis ngjitet në kuotën e 21 pikëve, 1 më shumë se Elbasani i vendit të dytë. Gramshi ishte ndalesa e radhës për verdheblutë, të cilët nuk arritën të merrnin më shumë se barazimi 0-0. Edhe pse kanë luajtur në inferioritet numerik prej minutës së 60-të, elbasanasit krijuan raste për shënim, por nuk arritën t‘i finalizonin si duhet. Takimi në Gramsh është karakterizuar edhe nga përplasjet mes tifozerive, të cilat kanë shkëmbyer sende të forta, por ndërhyrja e policisë ka bërë që situata të normalizohej. Barazojnë edhe Partizani në "Selman Stërmasi" me Turbinën e Cërrikut (të kuqtë humbasin një penallti) dhe Lushnja në fushën e Bilisht Sportit.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›