E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laveci e Kambiaso, në miqësoren me Spanjën

Diego Armando Maradona publikoi listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për miqësoren e 14 nëntorit, ku Argjentina e tij do të luajë në Madrid përballë Spanjës. Në listë figuronte emri i mesfushorit të Interit, Esteban Kambiaso. Në anën tjetër, përkundër deklaratave të mëparshme të trajnerit, mes të grumbulluarve mungon kapiteni zikaltër, Havier Zaneti. E reja tjetër në radhët e "seleksion" është mbrojtësi i kampionëve të Rusisë, Rubin Kazan, Kristian Ansaldi. Mes 19 lojtarëve, që militojnë vetëm në kampionatet europiane, Maradona ka grumbulluar edhe yllin e Napolit, Ezekuel Laveci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›