Cana titullar ne rolin natyral

Pas një prove jo të mirë në ndeshjen debutuese me Lacion në Serinë A, Lorik Cana ka mundësinë më të mirë sot për të treguar cilësitë në Europa League, ku do të luajë që nga minuta e parë si mesfushor shkatërrues në Lisbonë ndaj Sportingut vendas.
Në sfidën ndaj Palermos këtë javë, treshja fillestare e mesfushës e formuar nga Ledezma, Matuzalem dhe Cana ishte shumë statike. Pritej më shumë nga mesfushori shqiptar, por gjithashtu është e vërtetë që ish-futbollisti i Gallatasarait ka një strukturë fizike të rëndë dhe për shkak të dëmtimeve i është dashur të stërvitet dyfish, për të arritur shokët e skuadrës nga pikëpamja e formës. Cana ka nevojë për më shumë minuta lojë për të kapur ritmin e ndeshjeve dhe mbi të gjitha, për t’u adaptuar në sistemin e ri të lojës, ku ai aktivizohet në krah të mesfushës. Gjithsesi Lacio sot do të luajë me Sportingun e Lisbonës në kryeqytetin portugez, në një ndeshje të vlefshme për grupin D të Europa League. Nuk bëhet fjalë për një sfidë të lehtë për bardhekaltrit italianë. Kështu që trajneri Edi Reja ka grumbulluar në skuadër lojtarët më në formë, por duke i krijuar vend në formacionin e parë edhe Lorikut. Sikurse kanë bërë të ditur mediat italiane, mesfushori i Kombëtares kuqezi do të aplikojë një lloj “turnover”: për shembull Cana do të luajë në rolin e tij si mesfushor qendre në vend të Kristian Ledesmas, i cili duket se ka nevojë për pushim. Në mesfushë do të luajë edhe Alvaro Gonzalez (në krahun e majtë) dhe Kristian Broki (në të majtë). Në mesfushë do të mungojë edhe Matuzalem, i cili rezulton me një dëmtim muskular. Moduli i përzgjedhur nga trajneri Reja do të jetë 4-3-1-2 me Hernanes pas dy sulmuesve Klose dhe Cisse. Për shqiptari është një rast i rëndësishëm, pasi mbi të gjitha do të luajë në rolin e preferuar, atë të shkatërruesit përpara mbrojtjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Milan kalon Plzen, Barca shkatërron BATE-n
U luajtën ndeshjet e dyta të grupeve E, F, G dhe H në Ligën e Kampioneve. Milani ka kaluar jo pa vështirësi modestët e Viktoria Plzen duke fituar në San Siro me rezultatin 2-0, ndërkohë që Barcelona shkatërroi Bate Borisov në Minsk me rezultatin 5-0. Champions, sot dita e dytë e fazës së grupeve
Në ditën e dytë të fazës së grupeve të Champions Leagues, do të zbresin në fushën e lojës disa emra të tjerë të mëdhej të futbollit europian. Kupa e Afrikës 2013, jo në Libi
Afrika e Jugut do të jetë vendi që do të mirëpresë Kupën e Afrikës, kompeticion që do të zhvillohet në vitin 2013. Jean-Claude Blanc bashkohet me Leonardon
Organika e PSG pasurohet edhe jashtë fushe. Sipas shtypit francez, Jean-Claude Blanc do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i klubit të kryeqytetit francez. Mancini sulmon ashpër Carlos Tevez
Roberto Mancini, trajneri i Manchester City, ka theksuar se Carlos Tevez i ka mbyllur hesapet me skuadrën pasi sulmuesi nuk pranoi të hynte në fushën e lojës kur trajneri italian i kërkoi të bëhej gati.
Lajmet kryesore
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit
Inflacioni bazë, me tendencë rënëse
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Topi: Vijim i reformave legjislative