Cana “tradhton” Marsejën: “Nuk do të rri përjetësisht”
Lorik Cana, futbollisti shqiptar më i shtrenjtë shqiptar (14 milionë euro vlera e kartonit, ose sa 18 herë më shumë sa shpenzon Tirana në një sezon, klubi i më pasur në Shqipëri) nuk e hedh poshtë mundësinë e largimit nga Olimpiku i Marsejës. Kapiteni 24-vjeçar i të vetmit klub francez, që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve, vlerësohet nga ekspertët francezë të futbollit, si një ndër lojtarët më të mirë aktualisht në Ligën 1 transalpline. Cana ka një kontratë deri në vitin 2012 me Olimpikun e Marsejës, teksa ka shërbyer katër vjet për skuadrën më popullore në Francë. Cana është rrëfyer gjatë për gazetën rajonale “La Provence”, ku thekson edhe momentet e karrierës së tij në “Velodrome”. Ish-lojtari i Paris Sën Zhermenit, është shndërruar në një gur qosheje, me polivalencën dhe performancën e roleve të tij, nga mesfusha shkatërruese në qendër të mbrojtjes. Në mediat franceze të specializuara për merkato ende kujtojnë interesimin e Evertonit në Angli, Romës në Itali apo Realit të Madridit në Spanjë. “Unë jam në vitin e katërt, jam kapiten, kam shumë arsye për të qenë mirënjohës. Unë identifikohem me këtë klub, të cilin e kam ka dashur qysh kur kam qenë një fëmijë i vogël, pëlqej rajonin, qytetin. Por, kjo nuk do të thotë se do të jem i detyruar të qëndroj këtu gjatë gjithë karrierës sime”, - citon Canën sajti francez footmercato.net.
Shqiptari nuk saktëson se kur kjo dëshirë e tij do të realizohet. Por, deklarimi i tij publik, duke se parakupton se fundi nuk do të jetë i largët. 25-vjeçari Lorik Cana (2 gola sezonin e kalaur në Ligën 1 franceze) pohon se ka parë gjithçka te Marseja: “Omlimpiku i Marsejës është ndër klubet më të mëdha në Francë. Qysh kur kam qenë këtu, i kam njohur të gjitha: vendin e fundit, rikthimit, pikën e lartë e të ulët. Por, me gjithë rezultatet e mira ende nuk kemi fituar asgjë. Është koha për të fituar një trofe, për të pretenduar se kam përmbushur detyrën time te Olimpiku i Marsejës”. Në prag të largimit nga Marseja është edhe sulmuesi i njohur Xhibril Sise (16 gola sezonin e kaluar), i cili kërkohet nga Mançester Siti në Angli. Në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, Olimpiku i Marsejës i kapitenit shqiptar Lorik Cana do të pëballet me fituesen e çifit Bran Bergen (Norvegji)-Ventspils (Letoni). “Një short me fat? Është e vertetë se mund të kishim rënë më keq, -tha Cana për gazetën e njohur franceze ‘France-Soir’, - Tashmë, unë mendoj sinqerisht se të gjitha ekipet që janë në aty (në Ligën e Kampioneve), kanë kualitete, edhe pse duhet pranuar se disa kanë diçka më shumë se të tjerat. Është një short i mirë, por akoma nuk është fituar asgjë. Duhet të provojmë të bëjmë diferencën në ndeshjen e vajtjes, për të shmangur ndonjë surprizë të keqe në ndeshjen e kthimit. Objektivi ynë është që të kualifikohemi, dhe në fazën e grupeve të shkojmë sa më latg. Kemi bërë përgatitje të mira e kemi punuar shumë fort, - është shprehur ai pas sërisë së gjatë të ndeshjeve testuese, ku e fundit ishte ajo kundër Tuluzës (0-0). Nëse Marseja do të kalojë turin, Lorik Cana do të jetë i vetmi futbbollist dhe kapiten shqiptar në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Sezonin e kaluar me Lacion ishte dhe Igli Tare (sot drejtor teknik), ndërkohë që dy vjet më parë, në kompeticionin më të rëndësishëm luajti me fanellën e Hamburgut, Besart Berisha (1 gol), sot në forcë me Bërnlin.
Gjithsesi, shanset janë në lojë edhe për portierin Arjan Beqaj, i cili aktivizohet me Anorthosis Famagusta. Skuadra qipriote ka një skenar pak më të vështirë: duhet të eliminojë fillimish kampionen e Austrisë, Rapidin e Vjenës me pas në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, Olimpiakosin grek.
Dueli LION-OM
Lorik Cana flet edhe për kampionatin, ku rivali i madh i Marsejës mbetet Lioni, gjashtëherë kampion rresht i Francës. “Lioni e meriton të jetë kampion. Ne do të tentojmë të reduktojme diferencën që i ndan dy klubet. Gjëja më e rëndësishme për mua, është që të mos bëjmë gabimet se së kaluar, të cilat na kanë kushtuar shumë shtrenjtë”.
5 Gusht 2008