Dashuria
Vajza:
-Mami unë jam dashuruar me një djalë dhe dua të fejohem me të.
Mami:
-Çfarë pune bën ky shoku?
Vajza:
-Beni punon kamarrier dhe është shumë simpatik.
Mami:
-Po unë të kam gjetur një burrë biznesmen të keqen mami, i ka vdekur gruaja para tri muajsh dhe do që të martohet prapë.
Vajza:
-Unë dua Benin o mami, e dashuroj, më kupton apo jo?
Mami:
-Moj bijë, më dëgjo mua dhe shiko lekun e mos u merr me broçkulla adoleshentësh!
Vajza:
-E dua o mami e dua, si nuk e kupton dreqi e mori, se çfarë është dashuria?!
Mami:
-Mbylle gojën moj budallaqe, se dashurinë e shpikën komunistët, që të bënin seks pa lekë...
5 Gusht 2008